Një tjetër person është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” që shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe më gjerë.
Në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale A.Sh. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg në mungesë. I riu u arrestua në rrugën “Mine Peza”. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Më kapjen e 29-vjeçarit, numri i të arrestuarve në kryeqytet në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 94 persona.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
/a.r