Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të mërkurë me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Nju Jork, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me SHBA dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.
Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdheniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve.