7 marsi është sa ditë feste, aq edhe ditë reflektimi për gjendjen ku punojnë dhe si punojnë mësuesit. Sindikalistët rreshtojnë një sërë problematikash, që nga paga e pa rritur dhe paindeksuar, e deri tek frika dhe pasiguria që kanë çdo ditë mësuesit për vendin e punës.
Sindikalisti Nevrus Kaptelli, si nënshkrues i kontratës kolektive për mësuesit deklaron për “News 24” se edhe atë Ministria nuk po e zbaton, teksa theksoi se po largohen nga sistemi mësues të kualifikuar duke u zëvendësuar me mësues që nuk plotësojnë kriteret ligjore.
Pavarësisht problematikave mësuesit janë ata që kanë kaluar breza duke u dhënë dije dhe sot është koha për t’i vlerësuar.