Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh në Ministri i Drejtësisë, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Media publikoi pjese te draftit ku parashikohej dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg për parakalim të gabuar.
Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha është kundër. Në një intervistë për Report TV Hoxha është kundër masave ekstreme si burg, ndërsa vë theksin tek ndërgjegjësimi por dhe aplikimin me gjobën
“Parakalimi është shumë i rrezikshëm kjo kërkon gjoba të rënda por jo, në asnjë mënyrë dënime me burg. Nuk mundet që pasojat e gabimeve që bën dikush të jenë kaq drastike. Parakalimi është shumë i rrezikshëm. Kjo kërkon gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë dënime me burg” thotë Hoxha në një intervistë në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV.
I ndërgjegjshëm për rritjen e ndërgjegjësimti të drejtuesve të shoferëve por dhe domosdoshmërinë e ndalimit të parakalimeve të gabuara që mund të rrezikojnë dhe jetën e shoferit apo të të tjerëve, Hoxhaj propozon dhe masën e gjobës.
“Ne akoma nuk kemi mësuar të ecim në rrugë. Më mir vër gjobën 500 mijë lekë për parakalim të gabuar”
Si provë sjell shembullin kur u rritën gjoba për rripin e sigurimit duke rritur kështu dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
“Në fillim shoferët nuk vinin rripin e sigurimit, pasi u dyfishuan gjobat nuk lëviz më njeri pa rrip sigurimi”
Edhe avokati Redi Ramaj në “Studio live” është kundër dënimit me burg për parakalimin e gabuar ndërsa shton se për hartimin e një drafti ligjor duhet ekspertët duhet të konsultohen edhe me ekspertë të sigurisë rrugore.
“Duhen studime pastaj të marrim masa të rëndësishme. Është një draft që nuk plotëson kushtet teknike për tu implementuar në Kodin Penal. Ekspertët duhet të marrin dhe mendime të tjera dhe të njerëzve të specializuar.
Ramaj beson se drafti që aktualisht është ende në diskutim deri në formën e tij përfundimtare do të ketë ndryshime të tjera.
“Besoj se do të ketë ndryshime të mëdha dhe nuk do të kalojë si draft në formën që është paraqitur sot” thotë Ramaj
“Duhet të bëhet një studim. Një ligj ndryshon për të sjellë të mira në shoqëri. Legjislacioni duhet alternuar me ligjin e kompanive të sigurimit” shton më tej Hoxhaj
Burg për parakalimin? Po a do ti trembë shoferët ky ndëshkim i rëndë?
“Natyrisht që do i trembë, por duhet të ecim me ndërgjegjësim që dhe pasojat e gabimet që bëjë dikush të mos jenë drastike. Ka ardhur koha që edhe ata që bëjnë projekte draftesh të shohin qarkullimet e skuterave. Problem është që nuk duhet të presim që të na bëhen si mizat e dheut por duhet ti ndalojmë tani” shton Hoxhaj.
Në draftin e siguruar nga Report Tv ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë të mjaftueshme, kur kjo kërkohet për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme. Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg./m.j