Enca Haxhia kishte mbjellë 5 vazo me hashash në apartamentin e saj në periferi të Tiranës dhe disa ditë më parë u duk se “ia hodhi paq”. Në seancën për caktimin e masës gjykata e Tiranës e nxori me detyrim paraqitje Encën.
Mirëpo së fundmi duket se Prokuroria e Tiranës është zgjuar dhe kërkon rikthimin në qeli të këngëtares.
Sakaq kujtojmë që pas arrestimit, këngëtarja tha në polici që është përdoruese dhe e kishte mbjellë hashashin për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestuar dhe i dashuri i saj.
Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë./m.j