Teksa ditën e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave, biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke plotësuar pyetjet lidhur me përkatësinë fetare.
Me nota humori, Gjergji shkruan nuk na dalin llogaritë, ajde një pushtues e sill një fe, ik një pushtues e ler një fe.
Ndër të tjera, ai thotë se te përgjigjja e tij, te pyetja për fenë, ka shkruar se është shqiptar. Madje ai u bëri thirrje të gjithëve, që te feja të shkruajmë shqiptarë, sepse sipas tij, ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.
“Unë kam nënë myslimane, baba katolik, gruja ortodoks, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër sherri më ka shkuar te xhamia e lagjes, unë falem në kishë dhe shkoj edhe në xhami.
Ca të shkruaj unë këtu? Më ka zënë belaja, si ta plotësoj, nuk e di! Mua të gjithë fetë më pëlqejnë, po e shkruaj shqiptar, dhe u bëj thirrje miq që me të gjithë këtë corapllik feshë që kemi ne, të shkrujmë të gjithë shqiptarë, se ne jemi për popullin përpara dhe për atdhe, pastaj për fe./m.j