Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, edhe në prag të këtij viti akademik, ka ruajtur thuajse të njëjtin nivel regjistrimesh pas raundit të parë.
Ashtu si në vitet e mëparshme, kërkesat e kandidatëve për studentë kanë qenë maksimale në fakultetin e mjekësisë dhe atë të biznesit. Programet e mësuesisë vijojnë të paraqesin interes të ulët, por nuk rrezikohen të mbyllen.
Në universitetin e Gjirokastrës, këtë vit akademik, janë çelur disa programe studimi në bashkëpunim me universitete italiane, të cilat në fund u japin studentëve diploma të dyfishta edhe nga Universiteti i Gjirokastrës edhe nga Universitetet homologe italiane./f.s