Edhe pse jo me ritmin e shpresuar, kundërofensiva ukrainase vijon të shënojë fitore të vogla, por të rëndësishme për të motivuar ushtrinë e Kievit. Siç bëri me dijë zv.ministrja e mbrojtjes Hanna Maliar, trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor përgjatë frontit lindor, duke avancuar edhe në jug.
Ato kanë çliruara 2 kilometra katrorë territor përgjatë javës së fundit, rreth qytetit të copëtuar nga lufta të Bakhmut. Të dhënat e fundit, vijnë pasi ushtria e Kievit çliroi në fundjavë, fillimisht Andrivkën dhe pastaj Klishcivkën, dy fshatra në krahun jugor të vendit.
“Sot, dua të përgëzoj ushtarët që hap pas hapi po u kthejnë Ukrainës atë që i përket, si zonën e Bakhmut. Brigadës së 80 të sulmeve ajrore, asaj të 5-të dhe 95, ju lumtë për çlirimin e Klishçivkës!”, tha Volodymyr Zelensky, Presidenti Ukrainës.
Sipas autoriteteve që prej nisjes së kundërofensivës 3 muaj më parë, forcat e Kievit kanë rimarrë 51 kilometra katrorë rreth Bahmutit. Megjithatë luftime të ashpra raportohen përreth fshatrave të çliruara rishtazi, të cilat nëse bien plotësisht në duart e ukrainaseve, do t’i lejojnë ato të sulmojnë Bakhmutin nga veriu dhe perëndimi. Në një deklaratë të dielën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kundërofensiva ukrainase po avancon gradualisht, por ai paralajmëroi se lufta do të jetë e gjatë.
“Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë. Ne të gjithë dëshirojmë një paqetë shpejtë, por në të njëjtën kohë, nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit e ndalin betejën, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më”, tha Jens Stoltenberg.
Shpërthime të fuqishme u regjistruan në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e pushtuar nga rusët, në atë që sipas burimeve ishte një operacion special i inteligjencës dhe forcave të marinës ukrainase. Rusia sakaq ndërmori një sulm ajror kundër Kherson gjatë natës, duke shkaktuar 2 viktima.
/a.r