Ditën e sotme, në orën 13:30 do të mblidhet Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë, ku do të diskutohet çështja Beleri.
Pjesë e kësaj konference do të jetë Dhimitros Vervesos, kyratri i Dhomës së Avokatëve dhe Patrick Henry, president i Avokatëve pa kufi.
“Ju njoftojmë se ditën e Hënë, 18 shtator, ora 13.30 Asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë organizon në Maritim Hotel Plaza, konferencë shtypi me temë: Çështja Beleri – Të Drejtat e Njeriut. Në konferencën e shtypit do të flasin:
– Dhimitrios Vervesos
Kryetar i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë
– Patrick Henry
President i Avokatëve pa kufi
Ish Kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Counsil of Bars and Laë Societies of Europe (CCBE)”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, Athina zyrtare ka mbajtur qëndrim ndaj Shqipërisë, duke thënë se nuk po respektohen të drejtat e pakicës kombëtare. Në deklarata të ndryshme ata kanë kërkuar lirimin e tij, duke “kërcënuar” se kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve./