Një grua e cila punon si shërbyese në banesën e një çifti të moshuarish ka shkuar në punë këtë të diel për të gjetur pa jetë zonjën e shtëpisë.
80-vjeçarja është goditur me shkop druri nga bashkëshorti moshatar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pëllumbarë rreth orës 6:30 të mëngjesit.
I moshuari është i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/a.d