Një aksident ajror u u shënua brenda aeroportit Caselle, në Torino të Italisë pasditen e së shtunës, 16 shtator 2023.
Avioni i aeronautikës ushtarake italiane ishte me avionët e tjerë teksa kryenin stërvitje kur MB-339 humbi lartësinë dhe u përplas në fund të pistës. Nga përplasja avioni shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e një vajze 5-vjeçare e cila po shikonte manovrat e avionëve.
Ndërkohë piloti arriti të shpëtonte pasi arriti të tërhiqte parashutën dhe të dilte nga avioni në momentin e fundit.
Vëllai i saj 9 vjec e prindërit e tyre janë dërguar në spitalin Regina Margherita të Torinos.
Piloti i avionit u dërgua me urgjencë në spital, teksa një hetim është hapur për ngjarjen, e cila është ende e paqartë./m.j