Gjykata e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e ish kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Së bashku me Lefter Allën, do të gjykohen dhe të tjerë zyrtarë të Bashkisë Bulqizë. Ish kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet e ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Sipas SPAK, Lefter Alla në bashkëpunim me nënkryetaren Enkelejda Lleshi, por edhe zyrtarë të tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar firmën pjesmarrëse në tender, por punimet në të vërtetë realizoheshin nga një tjetër kompani që rezulton në emër të Aqif Koneshës, i afërm i ish-kryebashkiakut.
Ish-kryebashkiaku u arrestua në mars të këtij viti për abuzim me tenderin me vlerë rreth 3 milionë euro. Nga hetimet ka rezultuar se Alla ka favorizuar dy kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, të bashkuara në një të vetme, për të fituar tenderin, me një afat 10 mujor./f.s