Personi që shihni në foto është Gëzim Lazri, efektivi i policisë në Mirditë i cili ndërroi jetë në saj të një aksidenti tragjik ditën e sotme te Rruga e Kombit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20 në Rrugën e Kombit, ndërsa policia sqaron se ka qenë një manovër e gabuar e shtetasit malazez i cili drejtonte mjetin tip ‘Chevrolet’ që ka shkaktuar aksidentin.
Drejtuesi malazez u përplas me mjetin tip ‘Benz’ që drejtohej nga viktima. Përplasja e dy mjeteve rezultoi fatale për efektivin e policisë, i cili ishte duke u kthyer nga shërbimi për në banesën e tij.
Shtetasi malazez ndodhet në spital për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/f.s