Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, raportohet se është në koma, sipas mediave ukrainase.
Përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Andrey Yusov, tha se gjendja shëndetësore e liderit çeçen Razman Kadyrov është kritike. Të tjera informacione thonë se “Kadyrov është në koma pas përkeqësimit të papritur të shëndetit të tij”.
Vihet re se Kadyrov është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin dhe për momentin nuk ka të dhëna për problemet shëndetësore me të cilat po përballet.