Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se në zgjedhjet e Kukësit do të shihet influenca e bashkimit Berisha-Bardhi.
Ndërkaq, sipas tij ne çdo skandal të Partisë Socialiste ka më shumë shanse për fitoren e kësaj të fundit.
“Shqipëria ka një absurditet, që pas çdo skandali të socialistëve, socialistët e thellojnë fitoren. Çuditërisht e kanë treguar, ndodhi me Rrogozhinën, ndodhi me inceneratorët, ndodhi me Ahmetajn e me shumë të tjerë, ka ndodhur me Shukriun në Peshkopi kur ka dalë video njësoj si e Safetit, më pas zgjedhjet e parakohshme i fitoi PS me 5000 vota para. Të shikojmë, mbase Berishën e shpëton Gaz Bardhi. Është koha për të treguar se sa peshë kanë këto dy grupe parlamentare që janë bashkuar në 1,” – u shpreh Spahiu.