Një 39-vjeçar shqiptar u vra me armë gjahu nga një 68-vjeçar grek. Brigen Limka baba i 3 fëmijëve u vra pas një konflikti për një vend parkimit. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autori njihej si njeri problematik.
Ndërkohë, sipas medieve greke, fjalët e fundit të shqiptarit ishin: ‘Vrapo Kosta’. Sipas medieve, këto fjalë i referoheshin kolegut të tij.