Bashkimi Europian paralajmëron Kosovën, por edhe Serbinë, me masa ndëshkuese nëse mes tyre do të ketë përshkallëzim.
“Masat e vendosura në këtë rast kundër Kosovës janë masa të cilat janë të përkohshme të miratuara nga shtetet anëtare, sepse të gjithë ranë dakord: ‘ tani duhet të përdorim jo vetëm karotat, por edhe shkopinjtë’, dhe ato do të jenë në fuqi për sa kohë që shtetet anëtare mendojnë se janë të nevojshme, dhe ne mund t’i zvogëlojmë ato, por mund t’i shtojmë gjithashtu, nëse situata e kërkon këtë.”, deklaroi Peter Stano, zedhenes i BE
Ai shpjegoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e quajti dështim dialogun, por takimin e fundit e konsideroi pa rezultat. Gjithashtu konfirmoi se ndërmjetësuesit kanë informuar shtetet anëtare lidhur me zhvillimet e së enjtes në Bruksel, ndërsa paralajmëron se Kosova dhe Serbia po rrezikojnë të mbesin mbrapa në anëtarësimin në BE.
Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, kishte thënë se kishte dorëzuar propozimin e kompromisit që implementimi të shkojë paralelisht. Dokumenti, të cilit i referohen burimet mban datën e 19 korrikut dhe kërkon që zbatimi të nisë me “Hapjen e procesit negociues për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.