Një ditë pas takimit të pasuksesshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, përplasjet vijojnë ne distance.
Burime të Bashkimit Europian, hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës se gjatë takimit, vetëm ai kishte paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatim të marrëveshjes për normalizimin e raporteve.
Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, kishte thene se kishte dorëzuar propozimin e kompromisit që implementimi të shkojë paralelisht, burimet e BE-së pohojne se që në qershor i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kishte prezantuar një plan të sekuencuar dhe se për të kishte pasur deri me tani shtatë raunde të takimeve të ndara me palët.
“Prandaj, pohimi i kryeministrit Kurti se propozimi i tij ka qenë i vetmi në tryezë, është thjesht i pasaktë,” thonë burime nga BE.
Paralelisht, Serbia nuk do të insistonte më në përdorimin e asteriskut dhe fusnotës, apo pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale.
Pas takimit të së enjtes, përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell fajësoi Kurtin se nuk pranoi propozimin e BE për zbatim të njëkohshëm të detyrimeve të ujdisë.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, e drejtoi gishtin nga diplomatët europianë, që siç tha kishin pranuar si qëndrim të tyre, kushtëzimet e Serbisë. /f.s