Shpëtim Idrizi ka komentuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv çështjen e Fredi Belerit, për të cilën janë tensionuar edhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Idrizi thotë se PDIU në këtë rast, përballë Greqisë që nuk njeh çështjen çame dhe nuk njeh Kosovën dhe përballë Fredi Belerit është gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë.
Fakti që s’ka qenë në tryezën e takimit Berisha-Bardhi, Idrizi thotë se kjo nuk tregon se është bërë me Ramën, por se nuk mund të ulet në një tryezë me ata që mbështesin Fredi Belerin.
“Kjo nuk përkthehet se jemi bërë me Ramën, se s’ka kuptim. Ne jemi në opozitë, Rama s’ka nevojë për ne sa të ketë opozitën kështu. Jashtë kontekstit më është marrë një deklarim më ka pyetur gazetarja më thotë për rastin Belerin që është një çështje e drejtësisë, kemi një deklarim të DASH që thotë t’ia lëmë drejtësisë ndërsa Greqia kërkon ta politizojë. Më pyet gazetari për rastin e Belerit: Greqia është e unifikuar, duket sikur Rama është i vetëm, ju më kë jeni? Përgjigja ime ka qenë, përballë Greqisë që nuk njeh ligjin e luftës me Shqipërinë, që nuk njeh çështjen çame, që nuk njeh Kosovën, përballë Fredi Belerit që është ia akuzuar për dy dëshmorët e atdheut, që thotë se shqiptarët vijnë nga Kaukazi, jam gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Jo me emër”, tha Idrizi.
/a.r