Një grup terrorist i ekstremit të djathtë në Finlandë ka planifikuar vrasjen e Sanna Marin, teksa kjo e fundit ishte ende në postin e kryeministres. 4 personat kanë dalë përpara gjykatës, e ndërsa kanë mohuar që kanë organizuar një atentat të mirëfilltë.
Një prej tyre i cilësoi si “biseda normale” për të treguar se sa lehtë dikush mund të vriste kreun e shtetit finlandez. Për të, ishte vetëm një mënyrë për të shfryrë dhe folur për përvoja interesante ekstreme.
Mirëpo, përtej dëshmisë, gjatë bastisjes në banesat e tyre, u gjetën lista të objektivave të mundshëm, duke përfshirë deputetë, përfaqësues të grupeve minoritare dhe aktivistë antifashistë./m.j