Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama” pasi u votuan në Kuvend gjatë ditës së sotme, janë betuar para pak minutash para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Bëhet fjalë për ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave, Ervin Mete.
Ditën e sotme në Kuvend u miratuan vendimet për lirimin e Delina Ibrahimajt nga detyra e ministres së Financave, për t’u emëruar në postin e ri.
Ceremonia e betimit u mbajt rreth orës 17:00 në institucionin e kreut të shtetit./m.j