• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Sot, 25 vite nga dita kur opozita e drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me armë institucionet dhe bizneset

by A R
14/09/2023 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 14 shtator të 1998, Shqipëria, e sapodalë nga trazirat e ’97, përjetoi një nga ditët më të dhunshme të historisë së saj.

25 vite më parë, ceremonia mortore e deputetit të vrarë Azem Hajdari u kthye në një protestë të dhunshme, e shoqëruar me sulme ndaj institucioneve më të larta shtetërore dhe bizneseve.

Ekranet e medias shqiptare dhe asaj të huaj u mbushën me pamje të shkatërrimit që përfshiu edhe Kryeministrinë. Ndërsa ish – kryeministri Fatos Nano, i akuzuar në atë kohë nga Berisha për vrasjen e Hajdarit, nuk ndodhej në seli.

Sulmi i armatosur ndaj godinës së qeverisë nisi kur aty pranë mbërriti kortezhi i nisur nga sheshi “Skënderbej”.

Më pas, grupet e armatosura vendosën nën kontroll edhe selinë e Kryesisë së Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese si edhe Ministrinë e Financave.

Gjithashtu pre e sulmeve dhe e grabitjeve ranë qindra biznese e dyqane kryesisht në rrugën e Kavajës dhe Blv. Zog I.

Për të rivendosur rendin në vendin, Garda nxori në rrugë tanket dhe autoblindat, por protestuesit përshkallëzuan më tej situatën, duke rrëmbyer 3 tanke dhe një autoblind.

Në dorën e protestuesve të opozitës së drejtuar në atë kohë nga Sali berisha, ra edhe Televizioni publik, ndërsa kaosi vijoi në kryeqytet deri në orën 16.00, kur më pas forcat e policisë arritën të rikthenin rendin, për t’i dhënë fund protestës së armatosur 3 orë më vonë.

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk do të njihte asnjë pushtet që do të dilte nga dhuna.

/a.r

Next Post
Mega-operacioni, kreu i Policisë bën bilancin: 218 persona të arrestuar, 82 të tjerë në kërkim

Mega-operacioni, kreu i Policisë bën bilancin: 218 persona të arrestuar, 82 të tjerë në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

December 23, 2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

December 23, 2025
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Këto shenja të horoskopit do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

December 23, 2025
Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

December 23, 2025
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

December 23, 2025
Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

December 23, 2025
Del nga Prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK?

Del nga Prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK?

December 23, 2025
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Silvana, Gjeta dhe Spaçi

December 23, 2025
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com