Kosova deri më sot eksporton vetëm biskota. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizoi një workshop në të cilën u prezantua Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, mundësitë e mbështetjes institucionale për bizneset dhe kërkesat e tregut të BE për eksport.
Siç transmeton KP, u tha se prodhuesit vendorë nuk duhet të marrin pesticide nga Turqia, sepse nuk do të mund t’i eksportojnë produktet e tyre në tregjet e BE-së. Me këtë rast, ministra e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se është e rëndësishme se si palë, Kosova ka obligime që dalin nga MSA për përmbushjen e kushteve dhe standardeve për të quar përpara qëllimin dhe objektivin për eksport.
“Objektivi kryesor dhe final është krijimi i një zone të tregut të lirë me 28 shtet e Bashkimit Evropian”, tha Bajrami.