Sipas një njoftimi të fundit, CIA ka vendosur publikojë shumë nga dokumentat që disponon në lidhje me fenomenin e UFO-ve, ose ndryshe inteligjencën jashtëtokesore. Edhe qeveria britanike ka premtuar se do të hapë për publikun 18 dosje të UFO-ve, deri tani të mbajtura “top secret”.
Megjithatë komuniteti i amatorëve të UFO-ve u shpreh skeptik, duke deklaruar se i beson pak ose aspak premtimeve publike të agjensive inteligjente.
Sipas agjensive të specializuara, rastet e sinjalizimeve të UFO-ve jane në rritje dhe vijnë kryesisht nga zona që kalojnë konflikte, si psh India dhe Kina, dy vende rivale. Më parë UFO-t janë parë dhe në Iran, teksa vendi kalonte krizën e provave bërthamore. Versioni më i besueshëm ështëse bëhet fjalë për mjete fluturuese të spiunazhit, më shumë sesa për anije alienësh. Gjithsesi dosjet sekrete që pritet të hapen mund të hedhin dritë mbi fenomenin e shumëpëfolur prej dekadash.