Pas takimit një orësh që ka patur me Kryetaren demokrate të Bashkisë së Shkodrës, Kryeministri Edi Rama është bërë gati për tu nisur në Tiranë, por është bllokuar nga një grup banorësh.
Personat në fjalë janë familjarë që kanë banesat pranë stadiumit Loro Bori, të cilat janë prishur për efekt të ndërtimit të stadiumit.
Qytetarët kanë kërkuar dëmshpërblimin e banesave dhe nuk kanë lejuar Kryeministrin të largohet. Rama u ka thënë qytetarëve se dëmshpërblimi do të bëhet për çdo banesë të prishur për ndërtimin e Stadiumit në Shkodër, por një përgjigje e tillë nuk duket se ka mjaftuar për banorët të cilët nuk kanë lejuar Kryeministrin të hypë në makinë e tij.
Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të zgjidhej, teksa disa persona janë ndaluar.