Shtypi italian kujton sot eksodin e shqiptarëve të marsit 1991. Kanë kaluar plot 25 vjet. La Repubblica shkruan se “mes 6 dhe 7 marsit të 1991, në Brindizi arritën 27 mijë refugjate shqiptarë të dëshpëruar. Ikën nga një regjim që binte. Ikën nga Shqipëria në pragun e kolapsit ekonomik, duke i dhënë jetë një tronditjeje të madhe në Europën e pas Murit të Berlinit. Mikpritja e njerëzve të thjeshtë ishte e jashtëzakonshme: kishat, qendrat e mikpritjes, shoqatat dhe qytetaret privatë u mobilizuan. Pas 25 vjetësh shumë prej atyre refugjatëve janë integruar plotësisht në shoqërinë italiane”, shkruan La Repubblica.