Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se Lulzim Basha nuk u përball kurrë me Sali Berishën dhe anëtarësinë, pasi e përjashtoi nga partia.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjekmarkaj u shpreh se Basha ka frikë dhe nuk e zë më në gojë emrin e Sali Berishës.
“Unë do doja shumë që edhe zoti Basha me të vetët të kthehen në tryezën e opozitës, qoftë për t’u parë sy më sy me Berishën, për të bërë atë betejë që ai nuk e ka bërë tek e fundit. Zoti Basha vërtet mori një vendim, por nuk u përball kurrë me anëtarësinë e PD, nuk u përball me Sali Berishën. Madje, edhe sot ai ka një frikë, nuk e zë me gojë emrin e Sali Berishës.
Nuk e bëri kurrë një betejë të ndarjes kulturore, nëse ishte fjala, lider i ri dhe lider i vjetër, por u bë një përfitues i kulturës politike të Berishës dhe tani thotë jam politikan i ri. Kjo nuk shkon”, theksoi ai./f.s