Një 61-vjeçare është vënë në pranga për ushtrim dhunë në familje.
Sipas informacioneve shtetasja F. T ka dhunuar nusen e djalit të asaj M. T, e cila ishte e pajisur dhe me urdhër mbrojtje.
Gjithashtu edhe nusja e dhunuar po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./f.s