Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar shtetasin që shihet duke keqtrajtuar një mace, në një video që është bërë virale në rrjetet sociale orët e fundit.
“U shoqërua në komisariat shtetasi me inicialet S.K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, lexohet në komunikatën e policisë.
Ndaj personit që qëlloi me armën sportive mbi macen ka nisur procedimi penal për veprat penale “Keqtrajtimi i kafshës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
/a.r