Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në Debat në A2 CNN se nuk është vetëm përçarja e opozitës ajo që po i çon socialistët në fitore në zgjedhje, por edhe forca dhe organizimi shumë i mirë i partisë ku ai merr pjesë.
Për Klosin, nuk ka asnjë arsye se përse Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit dhe i PS, teksa shtoi se kryeministri e ka bërë të qartë se do të ikë kur të mos e votojnë më shqiptarët.
“Edi Rama e ka thënë që do iki kur të mos më votojnë shqiptarët. As i shkon në mendja të japë dorëheqjen. Ne po shkojmë në fitoren e 7 nga 8 gara të realizuara, një prej të cilave e vjedhur. Cdo garë po e fitojmë më thellë nga e mëparshmja. PD nuk i merr dot aq bashki sa gishtat e duarve dhe kjo për shkak të punës së PS. Ne jemi të fortë dhe jemi fitues. Opozita do që të fitojë”, tha Klosi.
Sekretari i Përgjithshëm i PS komentoi dhe debatin e sotëm që lindi nga ana e opozitës se nuk pati një debat për emrat e ministrave të rinj në Kuvend, për të cilin tha se është i kot pasi asnjë dekret i presidentit nuk është në sallën e Kuvendit, por thjesht është hedhur në votim./m.j