Gjashtë persona u ekzekutuan ditën e sotme në Greqi. Mediat greke bënë me dije se viktimat janë me origjinë shqiptare.
Mësohet se policia shqiptare është në komunikim me palën greke, për të bashkëpunuar dhe marrë më tepër informacion rreth kësaj masakre të ndodhur pasditen e të hënës.
Siç shihet edhe nga fotot makina është qëlluar me plumba, ndërsa pesë persona janë gjetur pa jetë në automjet dhe një tjetër jashtë makinës. Ndërkohë forca të shumta policie janë angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndersa gazetarja Ira Londo në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, ndau detaje të reja në lidhje me masakrën në Greqi, ku humbën jetën 6 shqiptarë.
Sipas informacioneve që ndau Londo, autoritete greke janë duke kryer kontrolle të vazhdueshme në kufirin greko-shqiptar dhe në aeroporte. Sakaq Londo tha se edhe viktimat kanë qëlluar me armë zjarri
“Ka pasur shkëmbim zjarri në Lucë. Nga ky shkëmbim zjarri kanë mbetur të vdekur 6 persona, njëri prej tyre dyshohet të jetë shoferi. Sipas autoriteteve greke, janë gjetur 25 plumba. Targat gjermane janë false. Autorët dyshohen të jenë shqiptarë, sipas të dhënave të dëshmitarëve rezultonin, si dhe nga dokumentet e gjetura.
Autoritetet greke kanë dhënë urdhër në të gjitha pikat kufitare të ketë kontroll të vazhdueshëm për autorët e krimit. Hetimet janë në vijim. Këto janë informacione paraprake, pasi ngjarja ka ndodhur 2 orë më parë. Nuk ka qenë thjesht një ekzekutim, pasi ka pasur të shtëna dhe nga viktimat”, tha ajo./m.j