Ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka zgjedhur të bëjë një reagim në rrjetet sociale në përfundim të seancës plenare ku u votua shkarkimi i saj dhe të gjitha ndryshimet e tjera të qeverisë të njoftuara që në Asamblenë e Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama.
Kushi falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e saj gjatë drejtimit të Ministrisë së Arsimit, veçanërisht kryeministrin Rama që i besoi detyrën e rëndësishme. Mes rreshtash Kushi ka uruar ministren Ogerta Manastirliu për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nënvizon se është e bindur se ajo do të vijojë në rrugën e reformave të nisura.
Postimi i Plotë:
Shumë faleminderit edhe çdo sportisti që ka ngritur lart flamurin kuqezi, duke na dhuruar krenari dhe emocione të paharruara me medaljet e fituara! Falë punës sonë të përbashkët, sportistët sot vlerësohen me më shumë dinjitet dhe Shqipëria është ngritur në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare. Mirënjohje pa fund për Kryeministrin Edi Rama që më dha besim dhe mbështetje të pakursyer për ta përmbushur me sukses këtë mision të lartë! Jam e bindur që Ogerta do të vijojë në rrugën e reformave të nisura, për ta ngritur më lart cilësinë e arsimit dhe sportit, drejt standardeve më të mira bashkëkohore, siç e meritojnë fëmijët dhe të rinjtë tanë./m.j