Pak para nisjes së seancës parlamentare ku pritet të miratohen ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama gjatë Asamblesë Socialiste dhe të dekretuara nga presidenti Begaj, dy ditë më parë, vjen reagimi i Gazment Bardhit.
Në një letër drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, Bardhi kërkon që miratimi i dekreteve të presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj të kalojë me diskutim.
Letrën Bardhi e ka firmosur si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, por kuvendi nuk e njeh të tillë pasi pranoi njoftimin e Lulzim Bashës një javë më parë, ku dërgoi në kuvend dokumentin e zgjedhjes së tij si kryetar grupi i PD-së.
/a.r