Alaudin Malaj, kreu aktual i Gjykates së Apelit të Tiranës i ka derguar një letër ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit së Tiranës, proces i cili do të zhvillohet ditën e hënë, kur do të mblidhet edhe KLD.
Sipas Malajt , Gjin Gjoni ka konflikt interesi në procesin e votimit të kandidaturave, pasi e ka kalllëzuar Maljan më parë, çështje që është pezulluar nga Prokuroria në vitin 2014.
Ne letrën drejtuar Manjanit, ‘Tema’ raporton se Malaj, të cilit i mbaron mandati dhe është një prej kandidaturave shkruan se:
“Qënia e z. Gjoni në këtë pozicion do të paragjykojë transparencën dhe objektivitetin e proçesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë për të cilën kam paraqitur kandidaturën time për konkurim.
Prandaj, përsa më lart legjitimohem si palë e interesuar në këtë proçes dhe kërkoj që ky anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mos marrë pjesë në asnjë fazë të proçesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për postin drejtues të kësaj gjykate, pasi gjendet në kushtet e pengesës ligjore dhe konfliktit të hapur të interesit”.
Kjo letër vjen vetëm pak ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu zbuloi se ambasada amerikanë në Tiranë u ka refuzuar vizën disa gjyqtarëve të korruptuar sipas saj, njëri prej të cilëve përflitet se është Gjin Gjoni.