Plazhi i madh i Durrësit është plot me pushues edhe këtë fundjavë shtatori.
“Është këndshëm. Diell. Vijmë për herë të parë këtu. Jemi nga Suedia dhe do të qëndrojmë 8 ditë. Kjo është dita e parë.”
E ndërsa për pushuesit e huaj çmimet janë të favorshme, për vendasit dhe pushuesit nga Kosova, si pasojë e kërkesës së lartë turistike, ky sezon ofroi çmime më të larta dhe pushime më të shtrenjta në bregdet.
Moti i qëndrueshëm dhe plot diell e mban të lartë interesin e pushuesve për plazhin dhe po ashtu të sektorit të hotelerisë dhe operatorëve turistikë, që flukset e pushuesve tashmë i presin më të shumtë gjatë fundjavave./f.s