Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamjet e rrugës së re Ersekë-Leskovik.
Përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se ky është një tjetër segment që përshkon koleksionin e pazbuluar të peizazheve më të bukura të Shqipërisë.
Më tej, Rama thotë se në këtë segment do të kalojnë lirisht turistët e vizitorët e Shqipërisë së re turistike, por edhe produktet e zonës.
“Kantieri i rrugës së re turistike Ersekë – Leskovik, një tjetër segment që përshkon koleksionin e pazbuluar të peizazheve më të bukura të atdheut tonë, ku së shpejti do të kalojnë lirisht turistët e vizitorët e Shqipërisë së re Turistike, por edhe produktet e zonës”, shkruan Kryeministri Rama.