Kosova barazoi 2-2 ndaj Zvicrës, teksa për helvetët në fushë ishin edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ky i fundit, pas ndeshjes, është shprehur i nderuar që ka luajtur në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.
“Ka qenë nder i madh me ardhur këtu dhe të luaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Me të ndjerin Vokrri kam pasur raporte të mira. Nder i madh që luajta sonte këtu. Që gjithë fansat ishin përkrah nesh. Është privilegj i madh që kurrë nuk do ta harroj. Është nder që jam këtu, që ndjeva himnin e Kosovës.
Privilegj i madh të luaj në stadiumin me emrin e legjendës. Ishte speciale për mua, që nuk do ta harroj. E kam pasur ëndërr të luaj këtu dhe këtë ëndërr e realizova. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Fadil Vokrrin, me federatën. Ishim në kontakte me Fadilin, me trajnerin. Më pas erdhi 2016 dhe e kemi kuptuar pas ngjarjes që nuk mund ta ndërrojmë më përfaqësuesen”, ka thënë ai.
/a.d