Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rezidenti” është arrestuar 32-vjeçari Sindrit Kola, i cili kishte tentuar që të fuste armë zjarri në vendin tonë. Ai udhëtonte me target nga Ankona në Durrës dhe është ndaluar nga policia në hyrje të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën Sindrit Kolës, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
/a.d