Ka marrë fund arratia nëntë vjeçare e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare, nën dyshimin se u përfshi në një pengmarrje në vitin 2014. ‘TCh’ duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, paraqitur në gjykatën e ekstradimeve në Londër, raporton se është arrestuar Roland Beqiraj 30 vjeç, pasi ndaj kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.
Shqiptari është arrestuar nga skuadra ekstradimeve por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli.
Në fletë-arrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë Elton Visha”
Deri në këtë datë Roland Beqiraj do të qëndrojë i lirë me kusht pasi të afërmit kanë vendosur një garanci pasurore prej 5.000 sterlinash.