Sulmuesi Neymar duke cdo ditë e më i lumtur me aventurën e tij të re tek Al Hilal, ndërsa vijon të thumbojë ish-skuadrën e tij. Jo vetëm PSG, por braziliani së fundmi ka bërë një krahasim mes dy kampionateve, ku ka thumbur Ligue 1.
“Duke parë emrat e mëdhenj që ndodhen në këtë kampionat, me shumë gjasa kampionati i Arabisë Saudite është më i mirë se ai francez. Stërvitjet janë shumë intensive dhe unë këtu dua të fitoj tituj.
Dua që me Al-Hilal të fitoj sa më shumë, ndaj dhe vendosa të transferohem këtu. Niveli është i lartë dhe diferenca ndihet me afrimet e reja”- theksoi Neymar, futbollist i Al Hilal.
Pak ditë më parë 31-vjeçari ka shpërthyer në akuza ndaj PSG-së, ku sipas tij sjellja ndaj Messit apo edhe atij vetë ishte jonormale. Në një situatë të tillë, të dy futbollistët u detyruan të largohen, njëri drejt Arabisë Saudite, ndërsa argjentinasi iu bashkua Inter Miamit.
Neymar pak javë më parë u bë pjesë e Al Hilal, ndërsa padyshim cilësohet si një ndër lojtarët kyç të kësaj skuadre. Këta të fundit paguan drejt kampionëve të Francës plot 100 milionë euro edhe pse futbollisti u transferua i dëmtuar.
/a.d