Pas 18 vitesh mungesë grupi legjendar Rolling Stone do të vij për publikun me një album të ri. Këngët e reja do prezantohen në një ceremoni të veçantë më datën 20 tetor.
Tetori do të jetë në flakë, sepse legjendarët The Rolling Stones do të sjellin pas 18 vitesh opusin e ri muzikor “Hackney Diamonds”.
Vetë grupi muzikor dha njoftimin për publikimin e albumit të ri në një nga ndërtesat më të famshme të Londrës, teatrin Hackney Empire.
20 tetor është data e publikimit të albumit të 31, i cili do të ketë 12 këngë, dhe i ndjeri Charlie Ëatts, bateristi i bandës do të jetë në dy prej tyre të regjistruara në 2019.
Pjesë e albumit do të jene edhe zëra si Lady Gaga, Paul Mccartney Dhe Stevie Wonder.
Stili klasik i grupit britanik i dha fansave një shije të parë me këngën kryesore të albumit të titulluar “Angry”, e cila numëron 10 milionë klikime vetëm një ditë pas publikimit.
Me një karrierë që numëron 6 dekada. Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe i ndjeri Charlie Watts kanë dëshmuar se janë mishërimi i jetëgjatësisë së Rock and Roll.