Elon Musk ka zbuluar se ka refuzuar një kërkesë të palës ukrainase për të aktivizuar rrjetin e tij satelitor Starlink në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, vitin e kaluar për të ndihmuar një sulm ndaj flotës ruse atje. Ai u shpreh se i trembej bashkëpunimit në një akt madhor lufte.
Biznesmeni miliarder e bëri komentin në platformën e tij të mediave sociale X të enjten, duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të refuzonte kërkesën urgjente nga Ukraina “për të aktivizuar Starlink deri në Sevastopol”.
Kjo pasoi një raport të CNN duke cituar një fragment nga një biografi e fundit e Musk, i cili pretendonte se ai kishte urdhëruar që rrjeti Starlink të çaktivizohej pranë bregut të Krimesë në një përpjekje për të penguar një sulm të befasishëm ukrainas.
“Qëllimi ishte që të fundosej pjesa më e madhe e flotës ruse në port”, shkroi Musk. “Nëse do të kisha pranuar kërkesën e tyre, atëherë SpaceX do të ishte në bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzimi konflikti”.
Rusia, e cila kapi gadishullin strategjik të Krimesë në vitin 2014, e ka bazën e flotës së saj të Detit të Zi në Sevastopol.
/a.d