Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për çmimin e karburanteve në vend.
“Në vetëm pesë javë, çmimi i naftës është rritur me 20 lekë/litër. Do shkojë edhe më shtrenjtë, Rusia dhe Arabia ka ulur prodhimin, ofertën e tyre dhe çmimi po shkon përpjetë!
Shikoni;
Kam bërë një llogari mbi modelin që aplikonte Bordi (kur ishte e ku bënin pjesë edhe tre të mëdhenjtë).
Moooos ooo Zooooot!
E beson kush këtë?! Se për ta paguar e kemi paguar dhe vijojmë ta paguajmë!
Po na gënjejnë tani dhe po fitojnë apo na kanë gënjyer më parë dhe kanë superfituar?
Javës që shkoi, lexova se Brokeri i tregut shqiptar ka ndërtuar treg dhe po ble naftë me çmim më të mirë në Indi!
Me konfirmoi ky lajm dhe se kuptova pse e bën publike, sepse:
1. Më në fund është e qartë se importi i naftës në këtë vend është në duart e një monopoli ose instrumenti të shpikur për të monopolizuar;
2. Monopoli na ka hequr avantazhin e përfitimit nga çmimet më të lira sa kohë brokeri ble me çmime të lira por na shet me çmimin ditor të bursës.
Dhe ne paguajmë këta!
Duhet shembur ky model tregu tani që çdo gjë është shumë më e qartë”, shkruan deputeti socialist./m.j
Brace keto jane oasojat e shkaterrimit te ARMOS ,prandaj bejne komande per cmimet monopolet.Vet shteti ben balancimin e cmimeve