Gjysma e amerikanëve mendojnë se çdo kandidat republikan do të ishte një president më i mirë se sa Biden për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara në vitin 2024.
Konfirmimi vjen nga një sondazh i fundit i publikuar nga media prestigjioze CNN.
70 për qind thonë se gjërat në vend po shkojnë keq, një negativitet i vazhdueshëm që ka mbajtur për pjesën më të madhe të kohës së Bidenit në detyrë dhe 51 për qind thonë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të zgjidhur problemet e vendit. Gjithashtu 67% thonë se partia duhet të emërojë dikë tjetër përveç Bidenit – nga 54% në mars.
Qytetarët amerikanë shprehin shqetësim edhe për moshën e presidentit, me një shumicë të madhe që e konsiderojnë atë të paaftë nga ana fizike dhe mendore për të përfunduar dhe një mandat tjetër në drejtim të Shtëpisë së Bardhë./f.s