Mbledhjen e 43 deputetëve, Rezart Kthupi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e sheh veçse si një mënyrë për të treguar forcë dhe për t’i bërë karshillik asaj që është me të vërtetë PD-ja.
I ftuar në MCN Live, Kthupi tha se Gazment Bardhi nuk ka asnjë funksion komandues në PD, përveçse mban rolin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Duke folur më tej për situatën në PD, Kthupi tha se deputetët që u mblodhën më 5 shtator nuk kanë një qëndrim të unifikuar për përfundimet që ato nxorën, pra për inceneratorët dhe reformën zgjedhore.
Kemi një mbledhje me 43 deputetë. PD ka një grup parlamentar në Kuvend që sot në bazë të statutit të ri të miratuar më 2 shtator, drejtohet nga Basha. Bardhi është deputet i zakonshëm, nuk është as kryetar i grupit parlamentar, ka funksion partiak, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, nuk ka funksion komandues.
Vijmë tek mbledhja e 5 shtatorit. Mblidhen 43 deputetë, që pretendojnë se janë pjesë e grupimeve të ndryshme politike brenda të njëjtës forcë. U mblodhën 43 deputetë dhe kush ishte produkti i mbledhjes përveçse për të treguar forcë dhe për të bërë karshillik ndaj asaj që është PD. Arritën në 3 konkluzione, e para për të ngritur një komision për inceneratorët, ndërkohë që PD ka pasur në 2022 një komision për inceneratorët në të cilën pjesa e atyre që ishin në mbledhje nuk e kanë votuar. E dyta ishte për reformën zgjedhore, ku deputetët aty nuk bien dakord për lista të hapura apo të mbyllura. Fakt që bie ndesh me qëndrimet që ka pasur Mediu dhe Shehi, që kanë mbajtur qëndrim për lista të hapura.
Që të kesh grupim, grupimi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar, një vullnet të përbashkët politik dhe një produkt.
Sot, ngrihet pretendimi që partia është e deputetëve. E vërteta është që deputetët zgjidhen me votat e partisë politike. Asnjë deputet nuk është zgjedhur nën emrin e tyre personal. Nëse duan të mbajnë vizion ndryshe nga PD duhet të dalin nga grupi parlamentar i PD, nuk mund të jenë dhe pjesë e grupit parlamentar dhe të ketë qëndrime ndryshe.
Pse zoti Bardhi i bëri shërbimin e fundit Bashës?
Me atë që ndodhi me mbledhjen e datës 5 shtator, sot ligjërisht argumentet që përdor Foltorja e zhbëjnë të gjithë qëndrimin që ata kanë pasur në 2 vjet në lidhje me legjitimitetin e tyre si subjekt politik. Sot ata mbrohen në KQZ me argumentet ligjore të zotit Bardhit. Sot që flasim kryetari i grupit parlamentar të tyre është zoti Bardhi. Nuk mund të pretendojnë më të jenë subjekt ligjor.