Avokati Alban Bengasi ka folur përpara gjykatës, ku ka mohuar akuzat se ka paguar 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit, për të vrarë ish-bashkëshorten.
Ai i ka kundërshtuar këto akuza, duke thënë se nuk qëndrojnë pasi ai me ish-gruan ka një marrëdhënie krejtësisht normale, pavarësisht se janë të divorcuar.
“Ju kanë futur në një rruge pa krye, ju kanë orientuar gabimi. Nuk kam lidhje me akuzat. Me ish-bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, mësohet të ketë thënë Bengasi.