Saimir Korreshi, deputeti demokrat që njihet për mënyrën e veçantë të komunikimit me qytetarët shqiptarë dhe përcjelljen e mesazheve nëpërmjet simbolikave të caktuara, ka treguar më gjerësisht se pse ka zgjedhur këtë formë.
I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Korreshi, ka thënë se nëse nuk vendos një batutë në mes të fjalimit të tij, deklarata që ai bën, do të harrohet.
Si shembull është sjellë edhe momenti kur Korreshi u paraqit para gazetarëve me një shalqi dhe një kastravec kur BE pezulloi fondet IPARD për bujqësinë.
Saimir Korreshi: Për fondet IPARD duhet të mbash interesin qytetar dhe ato që unë përfaqësoj, unë vij nga Myzeqeja. Unë kam bërë shumë fjalime në Parlament, por nëse nuk fus batutën në mes, fjalimet e mia ngelen në harresë. Po të shikosh, nuk është vetëm shalqiri, por edhe mesazhi që unë dhashë që nga 100 milionë Euro të ndara nga IPARD në 220 veta, po të shikosh janë shumë pak familje myzeqare që kanë përfituar, që do të thotë se IPARD 3 ngeli ajo në fund, u nis për shalqi, shalqirin e hëngri qeveria sepse kanë ndarë Lekë me njëri-tjetrin, ndërkohë që familjet që kanë ndarë tokat nuk arrijnë kurrë të përfitojnë nga skemat e IPARD. Po të shikosh, sa herë e ndjekin Saimirin në Komision të Ligjeve nëse nuk bën batuta? Pra, në Komision të Ligjeve, krahas çdo gjëje, atje po nuk bëre një batutë, nuk fillojnë të të ndjekin.
Nard Ndoka: Saimiri ka kapur një mënyrë të të bërit poltikë që për mua është shumë simpatike.
/a.r