Emigracioni është kthyer në një objekt diskutimi edhe në Francë, përveç se në Britaninë e Madhe.
Së fundmi, presidenti, Emmanuel Macron ka hartuar një projektligj për emigracionin që do ia paraqesë parlamentit francez në vjeshtë. Ndryshimet kanë të bëjnë me një propozim për zhvillimin e një referendum për çështjen e emigracionit.
Integrimi i të huajve do të trajtohet në dy akse, strehimi dhe politika e shpërndarjes së të ardhurve në të gjithë territorin francez.
Projektligji i emigracionit, të cilin qeveria franceze po përpiqet ta miratojë prej muajsh, po kthehet në një dhimbje koke për qeverinë. Kjo pasi të djathtët refuzojnë legalizimin e emigrantëve pa leje qëndrimi që punojnë në sektorët që janë të prekur nga mungesa e punëtorëve, dhe e majta që e konsideron të pashmangshme.
/f.s