Një punonjës policie mbeti i dëmtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë pasi u rrëzua nga biçikleta.
Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, te “21 Dhjetori”. Efektivi i moshës 55-vjeçare u transportua drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Tiranës.
/a.r