Zbardhet misteri i vdekjes së 42-vjeçares italiane, e cila ishte zhdukur prej 7 vitesh.
Bizsnemenja, 42-vjeçare, Maria Cidamo nga Kalabria, u shpall e zhdukur më 6 maj 2016 në komunitetin Libadi në provincën e Vibo Valentia.
Sipas autoriteteve italiane, 42-vjeçarja u vra nga anëtarët e ‘Ndrangheta-s’ që donin t’i rrëmbenin pronën që i kishte lënë burri i saj kur ai vrau veten, tha drejtoria lokale e policisë antimafia (DDA) .
Sipas policisë, mafiozi që e vrau dhe ushqeu trupin e saj me derrat është Salvatore Ascone, 57 vjeç, i cili u arrestua sot.
‘Ndrangheta’, është organizata mafioze më e fuqishme dhe më e pasur në Itali, falë kontrollit të saj mbi tregtinë evropiane të kokainës, shpesh asgjëson kufomat duke i hedhur për ushqim derrat./m.j